E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE premton vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës zhvilloi dje një takim me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, Marc Perrin de Brichambaut.“Republika e Kosovës ka arritur rezultate të dukshme që nga shpallja e pavarësisë duke u shndërruar në një faktor të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, theksoi Sejdiu, i cili, me këtë rast falënderoi Brichambaut për ndihmesën e vazhdueshme që OSBE-ja ka dhënë dhe po jep për Kosovën. Ndërsa, Brichambaut e siguroi presidentin Sejdiu për përkushtimin e kësaj organizate që të përkrahë Kosovën në të gjitha fushat e jetës edhe në të ardhmen.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›