Kupa e Italisë, eliminohet Kievo e Bogdanit
Autori i Lajmit: Redaksia
Itali - Erjon Bogdani e shijoi nga bankina eliminimin e Kievos së tij nga ana e Fiorentinës në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë, takim që u mbyll me fitoren 3-2 të ekipit kundërshtar, edhe pse skuadra e sulmuesit shqiptar kryesoi 2-1. Sulmuesi Adrian Mutu ishte dhe heroi i ndeshjes, pasi rumuni i Fiorentinës realizoi dy gola, përfshirë dhe atë të fitores. Të mërkurën u eliminua nga Milani edhe Novara e Samir Ujkanit (2-1).
Ky lajm është publikuar: 15/01/2010