E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri, Josipoviç, ka probleme me Facebook

Autori i Lajmit: RedaksiaZagreb – Presidenti i sapozgjedhur kroat, Ivo Josipoviç, ka një problem. Si të pranojë mijëra kërkesa për shokë në faqen më të njohur sociale në internet, Facebook. Kjo çështje duket se do të ndikojë drejtpërsëdrejti në imazin e Josipoviçit, i cili duhet të kalojë pengesën e fundit që mban pezull Kroacinë për tiu bashkangjitur Bashkimit Evropian. Ai pritet që ta përfundojë këtë proces këtë vit dhe të drejtojë të gjithë ish-bllokun sovjetik drejt anëtarësimit brenda vitit 2012. “Unë kam 5000 shokë, çka është numri maksimal i miqve që mund të kesh në këtë faqe. Por ka dhe dhe 7000 të tjerë që janë në pritje, por unë do të përpiqem ta zgjidh këtë”, - tha eksperti ligjor dhe kompozitori i muzikës klasike të radios shtetërore, ditën e enjte. Ivo, relativisht pa eksperiencë në politikën e lartë, me një karrierë jashtë skandaleve, fitoi 60 për qind të votave ditën e diel duke mundur kryetarin e Bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç. Ai do të jetë presidenti i tretë i Kroacisë që pas vitit 1991, pas pavarësisë nga Jugosllavia. Pasi të ulet në pallatin presidencial në muajin shkurt, Josipoviçi ka planifikuar të mbarojë dhe një opera të inspiruar nga Xhon Lenon. Ajo do ta ketë premierën në festivalin e muzikës klasike më 2011.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›