Gjykata prish kultin e Shenjtorës Eleonorë, trualli i kthehet Vorpsit
Tiranë- Gjykata e Tiranës i ka kthyer truallin që mbahej nga fondacioni Eleonora, ish-pronarëve të saj, familjes Vorpsi.
Sipas vendimit trualli i kalon dy pjesëtarëve të familjes Vorpsi, ‘që pretendojnë pronësi mbi sipërfaqen e tokës ku Eleonora Bregu, e vetëshpallur si shenjtorja Eleonorë, ngriti të ashtuquajturin ‘Vakëfi i Shenjtë i Lidhjes Hyjnore’ vitë më parë’.
Madje gjykata vendosi prishjen e objekteve fetare dhe detyron Fondacionin Eleonorë të paguajë rreth 33 milionë lekë të vjetra për përdorimin e pronës. Madje gjykata ka vendosur që të kalojë në pronësi të paditësve Vorpsi edhe një pjesë të truallit prej 748 metrash.
Familja Vorpsi kërkonte kthimin e pasurisë së paluajtshme, truall nr.109/208 me sipërfaqe 2800 m2; pasurinë truall nr.109/207 me sipërfaqe 1500 m2; pasurinë truall nr.109/206 me sipërfaqe 2900 m2 (gjithsej 7200 m2) si dhe kërkonin të njiheshin si pronarë mbi këto 3 pasuri të paluajtshme.
Eleonora para se të vetëvritej në 15 nëntor të 2011-ës, kishte shkruar një letër, ku ndër të tjera shprehej: “Më mirë vetëvritem, sesa lë tokën e Zotit”.