E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Kosovës: Vëmendja në Merdarë

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Pa dyshim, vëmendja e të gjithëve do të jetë e përqendruar në Merdarë, ku Hysi do ta presë Trepçën ’89.

Ndeshja e parë, e zhvilluar në Mitrovicë, kishte përfunduar baras 1:1, prandaj në atë të kthimit pritet një lojë mjaft interesante.

Kampioni aktual i Kosovës i ka përqendruar të gjitha forcat te Kupa, pasi në Superligë është dorëzuar përfundimisht në luftën për titull. Prandaj, ekipi i Fadil Ademit do të bëjë çmos që t’i eliminojë ‘Xehetarët’, të cilët mbajnë gjallë ende shpresat për titull të kampionit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sot, duke filluar në ora 16:00. Ndërkohë, në të njëjtën kohë, lideri i Superligës, Prishtina do të luajë në Ferizaj.

Takimi i parë i zhvilluar në kryeqytet kishte përfunduar me rezultat identik 1:1. Skuadra nga Liga e Parë do të mundohet t’i befasojë bardhekaltrit, duke e bërë kështu një arritje të madhe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›