E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi, “dhembja e kokës” për Hitcfeldin

Mesfushori sulmues i Bajernit, Frenk Riberi, është në dyshim për ndeshjen e Kupës UEFA kundër skuadrës serbe Red Star. Lajmi është dhënë nga trajneri i ekipit gjerman, Otmar Hitxfeld. Ndërkombëtari francez vuan nga një dëmtim në kofshë të pësuar në ndeshjen e fituar nga Bajerni 2-1 kundër Bokumit. Karl Hajnc Rumenige, presidenti i Bajernit të Munihut, pohoi për median gjermane se ai pret që trajneri Otmar Hitcfeld të nënshkruajë përtëritjen e kontratës që përfundon në fund të sezonit aktual. Lajmin e jep agjencia franceze e lajmeve, AFP. 58-vjecari u ribashkua me Bajernin e Munihut, një klub të cilin ai e kishte drejtuar nga viti 1998 deri në vitin 2004. Hitcfeld pasoi Feliks Magatin në shkurt të këtij viti. "Unë besoj se Otmar do të qëndrojë te Bajerni", - tha Rumenige për gazetën e përditshme gjermane "Allgemeine Zeitung". Aktualisht, Bajerni i Munihut kryeson Bundesligën dhe është larguar nga ndjekëset e tjera me 5 pikë diferencë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›