Kupa e Shqipërisë, Vllaznia dhe Shkumbini në gjysmëfinale
Peqinasit mundën në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” kryesuesit e Superligës, Dinamon, me një gol të sulmuesit Bakiu në minutën e 89-të. Duke marrë parasysh edhe fitoren 2-1 në Peqin në ndeshjen e parë, peqinasit janë gjysëmfinalistët e këtij çifti. Kjo është humbja e tretë e Dinamos në këtë sezon, duke i dhënë lamtumirën një prej objektivave kryesorë, fitimin e Kupës, pas diktatit në kampionat.
Ndërkohë, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia mposhti thellësisht 4-0 Skënderbeun. Për shkodranët shënoi filimisht Bala në minutën e 23-të, më pas dyfishoi Kraja në të 30-tën. Në pjesën e dytë, në minutën e 59-të, Shtubina i çoi shifra në 3-0, ndërsa Bala shënoi golin e katërt për Vllazninë dhe të dytin personal në minutën e 64-t.
Kuqeblutë janë gjysmëfinalistë, duke parë edhe rezultatin e ndeshjes së parë në Korçë 0-0. Nesër në orën 13:30 në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet çerekfinalja e fundit, ajo midis Teutës dhe Gramozit (përballja e parë ka përfunduar 1-1). Pas gjysmëfinalistes së fundit, do të hidhet shorti për të përcaktuar përballjet që do nxjerrin dy ekipet finaliste.
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë:
BESA-Tirana 2-4 (2-0)
Skënderbeu-VLLAZNIA 0-4 (0-0)
SHKUMBINI-Dinamo 1-0 (2-1)
Gramozi-Teuta 1-1 (të mërkurën, ora 13:30)