E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra fetare, 160 në pranga në Nigeri

Me shume se 160 persona janë arrestuar prej autoriteteve nigeriane si përgjegjes dhe pjesëmarrës në masakrën ndërfetare që përfshiu vendin para pak javësh. Policia ka njoftuar se nga këta persona, 41 prej te cileve do të akuzohen për vrasje dhe 122 për kryengritje, dhunim të pronës publike dhe armëmbajtje pa leje. Në përleshjet e 7 marsit mbi 200 persona u masakruan në zonat e populluara me shumicë besimtarësh të krishterë në afërsi të qytetit të Josit. Sipas autoriteteve pjesa më e madhe e viktimave të regjistruara janë muslimanë.

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›