"6 personazhe kërkojnë autor", së shpejti në TK

Tragjikomedia “6 personazhe kerkojne autor” pritet te shfaqet ne skenen e TK fundjaven e ardhshme, ndersa provat vazhdojne. Sipas regjisorit Xhelili, subjekti i saj mbështetet në një gjetje të mrekullueshme, sa të çuditshme e spektakolare, aq edhe tronditëse e emocionante, sa tragjike, aq edhe komike. Në të trajtohet një gamë e gjerë problemesh të karakterit psikologjik, social, filozofik dhe universal.
Kjo pjese është një nga veprat më të rëndësishme të dramaturgjisë botërore të shekullit të njëzetë. Në të është përmbledhur gjithë gjenia krijuese dhe pasioni i madh për teatrin i një prej fituesve të çmimit Nobel, shkrimtarit dhe dramaturgut italin Luixhi Pirandelo. Pjesa ben fjale per një trupë aktorësh që janë duke bërë prova në një ditë të zakonshme, shfaqen nga kushedi se ku, gjashtë personazhe. Kur regjisorja i pyet se përse kanë ardhur, ata i përgjigjen se kërkojnë një autor, sepse, një autor tjetër, pasi i ka krijuar në fanatazinë e tij, i ka refuzuar dhe nuk i ka futur në botën e artit.
Natyrisht, një përgjigje e tillë shkakton të qeshura të papërmbajtura tek aktorët dhe regjisorja. Pas këtij reagimi, personazhet përgjigjen të fyer dhe të prekur se ata mbartin një dramë tepër të dhimbshme që ata e kanë brenda vetes dhe e vuajnë, një dramë që merr frymë, flet, lëviz vetë dhe prandaj këmbëngulin që të shfaqet në skenë. Drama e tyre ka në qendër një familje: Babai, Thjeshtra, Nëna, Biri, Vogëlushja dhe Djaloshi; është një familje e ngatërruar në një histori tepër interesante dhe tronditëse.
Pas rrëfimit të kësaj historie, regjisorja, e emocionuar dhe e ngacmuar artistikisht, vendos që trupa ta luajë dramën në skenë edhe pse mungon autori. Rrezultati që përftohet në përpjekje për të vënë në skenë këtë dramë është një përzierje e tragjikes me komiken, e fantastikes me realisten, një situatë humoristike, tepër e veçantë dhe komplekse. Skenografia i eshte besuar Genc Shkodrani dhe kostumografia Anila Zajmit. Ndersa kasta eshte e perbere nga Fatos Sela, Eftjola Laçkaj, Marjeta Ljarja, Dritan Boriçi, Olta Dako, Fadil Kujovska etj.
Vilma Masha