E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa e Shqiperise percaktohen sot 3 gjysmefinaliste

Vllaznia apo Flamurtari? Kastrioti apo Bylis? Këto janë dy pyetjet kryesore që bëhen sot në prag të ndeshjeve të fundit në grupe në Kupën e Shqipërisë, ndërsa pritet të përcaktohen 3 gjysmëfinalistë dhe vetëm Tirana është e qetë pasi e ka siguruar kalimin e kësaj pengese.
Në grupin B, gjendja duket shumë e ndërlikuar pasi edhe Laçi mund ta rrezikojë Skënderbeun, nëse do ta mundte 3-0, ndërsa në qytetin juglindore ekziston ndjenja e pasigurisë lidhur me atë që do të ndodhë në Peqin.
Gjithsesi, takimi më i rëndësishëm i kupës për ditën e sotme do të luhet në “Loro Boriçi” ku Vllaznia pret Flamurtarin dhe ku njëra prej skuadrave, me shumë gjasë, do të eleminojë tjetrën. Llogaria këtu është e qartë: Barazimi dhe fitorja e Vllaznisë me 1 gol diferencë kualifikon Flamurtarin. Çdo fitore e shkodranëve me 2 gola e lart do t’i dërgojë ata në gjysmëfinale në kurriz të vlonjatëve.
Në grupin A, Kastrioti pret Tiranën dhe i duhet fitorja. Kjo sepse, krutanët kanë vetëm 1 pikë më shumë sesa Bylis dhe besohet se ballshiotët nuk do të kenë vështirësi që të fitojnë në fushën e tyre ndaj Kamzës. Aq më tepër që skuadra e De Vekisit e ka mendjen tek kampionati.
Ndeshjet do të nisin në orën 15:00, pra gjysmëfinalistët e Kupës do të mësohen rreth orës 17:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›