Flamurtari Skenderbeu dhe Kastrioti ne gjysme finale

Flamurtari, Skënderbeu dhe Kastrioti u bashkuan në gjysmëfinale me Tiranën, që ishte kualifikuar që më parë.
Vlonjatët kishin një sfidë finale në fushën e Vllaznisë, një takim që nuk duhej ta humbisnin me dy gola diferencë, por që në të kundërt e fituan 1-0.
Goli vendimtar dhe i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 62-të nga sulmuesi kroat, Pero Pejiç, i ardhur në janar tek kuqezinjtë, ndërsa po tregohet vendimtar, takim pas takimi.
Vllaznia u tregua krejt e pafuqishme duke dalë jashtë pretendimeve edhe nga kompeticioni i vetëm ku mund të fitonte një trofe dhe nga ku mund të dilte në Europë. Në kampionat, Vllaznia është larg pjesës së sipërme të tabelës.
Në grupin B u kualifikua edhe Skënderbeu, i cili fitoi 1-0 ndaj Laçit, në ndeshjen e luajtur në fushën neutrale të Peqinit. Kjo, pasi stadiumi i skënderbeut mbetet i dënuar. Goli i takimit u shënua i riu tiranas, Dorian Kërçiku në minutën e 69-të.
Në grupin A, vendosi fitorja e Kastrioti ndaj Tiranës, sukses i arritur me shifrat 2-1. Pas një pjese të parë pa gola, rezultati ndryshoi në çerek orën e fundit të takimit, krutanët siguruan kualifikimin me golat e Jetmir Sefës dhe Brus Inkangos.
Nuk pati vlerë fitorja e thellë 5-1 e Bylisit ndaj Kamzës, ku protagonist absolut ishte sulmuesi Oriand Abazaj me 4 gola të shënuar. Shorti i gjysmëfinaleve do të jetë i lirë.