E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbremja e futbollit

Një mbrëmje e rëndësishme futbollit do të jetë kjo e sotmja në Europë. Edhe pse jo Champions League, sërish emocionet do të krijohen të pafundme në Itali, Spanjë e Gjermani. Në Apenine, Kupa e Italisë do të përcaktojë finalisten e saj të dytë dhe kjo do të dalë nga përballja në “San Paolo” mes Napolit dhe Sienës. Sulmuesi shqiptar Erion Bogdani mund të ketë një rast për të treguar veten tek Siena, ndonëse besohet se do ta nisë nga stoli. Ndeshja e parë është fituar 2-1 nga sienezët.

Në Spanjë, një natë pasi Barcelona fitoi 5-3 ndaj Granadës, luhen 6 ndeshje të tjera të javës së 28-të të kampionatit. Pesë prej tyre janë në orën 20:00, ku spikat përballja Atletiko-Madrid-Atletik Bilbao, por kërshëria kryesore është në orën 22:00, kur Reali i Madridit nis ndeshjen në fushën e Vijarrealit. Katalanasit janë, aktualisht, 5 pikë prapa madrilenëve, por kanë luajtur një takim më shumë.

Së fundi, në Gjermani. Kupa e këtij vendi ka një ndeshje tepër interesante si Borusia Mynshengladbah-Bajern Mynih. Dy ekipe shumë të mira të këtij sezoni, pretendentë në Bundesligë, por edhe në kupë. Specifika në Gjermani është që kupa luhet me një takim, pra bavarezët duhet të triumfojnë në fushë kundërshtare, qoftë edhe nëpërmjet penalltive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›