E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, Kastrioti, Flamurtari, Skënderbeu gjysmëfinalistet e Kupës së Shqipërisë

Tani nuk ka më vend për aludime apo përllogaritje, pasi me përfundimin e serisë së gjashtë të ndeshjeve në grupet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë janë përcaktuar katër skudrat gjysmëfinaliste. Tirana ishte skudra që e kishte siguruar kalimin në gjysmëfinale një javë më parë, kështu që shkonte në Krujë për të luajtur futboll të thjeshtë, pa pasur asnjë presion, ndonëse kishte paragjykime nga ballshiotët. Kastrioti që e kishte vetë në dorë kualifikimin ka fituar 2-1 me bardheblutë, duke e bërë të pavlefshme fitoren 5-1 të Bylisit me Kamzën. Takimi Kastrioti-Tirana ka qenë një ndeshje e fortë, por krutanët ishin në presion të madh, pasi luanin sezonin e  tyre dhe kërkonin vetëm fitoren. Goli i parë i Kastriotit ka ardhur në minutën e 71-të ku autor i golit është një ish-bardheblu, Jetmir Sefa. Në minutën e 84 Inkango ka shënuar golin e dytë dhe të qetësisë për Kastriotin, që me këtë fitore e mbyll Grupin A në vendin e dytë. Ferraj ka shënuar golin e nderit në fund. Bylis ka pasur përballë një Kamzë që kishte shkuar në Ballsh për të bërë një ndeshje stërvitore. Bylis e ka bërë detyrën e tij, por më shumë veshët e ballshiotëve ishin nga Kruja. Bylis ka fituar 5-1, por ndonëse shpresonin se do të merrnin ndonjë dhuratë nga Tirana, është Kastrioti ai që vijon më tej në Kupë.

Grupi B ka qenë më i përfoluri, pasi të katër ekipet kishin mundësitë matematike për të kaluar në gjysmëfinale. Para ndeshjve ka pasur prononcime të ndryshme, që kishin të bënin me aleanca dhe fiksime rezultatesh. Por në fund të kualifikuarit e këtij grupi janë Flamurtari dhe Skënderbeu. Të dy skudrat kaë fituar minimalisht 1-0, ku golin e vlonjatëve në Shkodër e ka shënuar Pejiç, ndërsa për korçarët ka shënuar Kërçiku. Takimi Skënderbeu Laçi  ka qenë një ndeshje me intensitet të ulët, për vetë faktin se ky takim u luajt në Peqin, pasi fusha e Korçëv është e pezulluar.

Katër skudrat e kualifikuara, Tirana, Kastrioti, Flamurtari, Skënderbeu do ti nënshtrohen një shorti të lirë, ku do të përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Grupi A

 

KASTRIOTI TIRANA 2-1

Shënues: Sefa 71′, Inkango 84′/ Ferraj 94′

BYLIS KAMZA 5-1

Shënues: Abazaj 31′, 42′, 70′, 87′, Gega 53′/ Tepshi 81′

 

Rënditja

1-    TIRANA  11  pikë

2-     KASTRIOTI  10 pikë

3-     Bylis   9 pikë

4-     Kamza 2 pikë

Grupi B

 

VLLAZNIA FLAMURTARI 0-1

Shënues: Pejiç 62′

SKËNDERBEU LAÇ 1-0        (luhet në Peqin)

Shënues: Kërçiku 69′

Rënditja

1-     FLAMURTARI 11 pikë

2-     SKËNDERBEU 11 pikë

3-     Vllaznia 5 pikë

4-     Laçi 5 pikë

TURI GJYSMËFINAL
Ndeshjet e para (04.04.2012)
Ndeshjet e kthimit (18.04.2012)

FINALJA (17.05.2012)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›