E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i futbollit nderkombetar ne levizje te plote

Nga lojtarët, tek trajnerët, tregu i futbollit nuk gjen qetësi edhe pse jemi ende në mars. Sipas mediave italiane, Juventus është vënë në ndjekje të sulmuesit të Çelsit, Fernando Torres, i cili nuk është se po e justifikon shumën prej 50 milionë stërlinash të shpenzuara nga blutë për ta blerë nga Liverpuli. Torinezët ndoshta mund ta marrin spanjollin për gjysmën e këtij çmimi, ndonëse edhe 30 milionë euro nuk janë pak.
Ndërkaq, një lojtar i Juventusit kërkohet nga Arsenali. Bëhet fjalë për Klaudio Markizion, i cili është piketuar nga trajneri londinez, Arsen Venger, për të përforcuar mesfushën. Veçse, “Zonja e Vjetër” nuk do të ketë dëshirë që të mbetet pa të, ndërsa lojtari ka firmosur vetëm pak muaj më parë një kontratë të vlefshme deri më 2016.
Ndërkaq, në Milano, presidenti i Interit, Masimo Morati, po mendon për të zgjidhur rebusin e stolit. Sipas “tgcom”-it, bosi zikaltër po mendon për argjentinasin Marselo Bielsa. Trajneri i njohur ende nuk ka rinovuar kontratën që e lidh me Atletik të Bilbaos.
Së fundi, le të bëjmë një udhëtim në Gjermani ku Shalke është gati për shpenzime të mëdha vetëm e vetëm që të mbajë holandezin Klas Jan Huntelar. Sulmuesi që ka shënuar 38 gola në këtë sezon deri tani mund të fitojë një kontratë 3-vjeçare me vlerë 8 milionë euro në sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›