Renditja e FIFA-s, zbresim nje vend

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka humbur vetëm një vend në renditjen re të publikuar nga FIFA për muajin mars. Kuqezinjtë e Ari Han janë tashmë në vendin e 74-të dhe kanë humbur vetëm një pozicion në raport me renditjen që u publikua një muaj më parë.
Por do të jetë muaji mars ai që do të përcaktojë dhe një renditje të saktë të Shqipërisë që tashmë drejtohet nga holandezi Ari Haan.
Kuqezinjtë do të ndeshen më 21 mars me përfaqësuesen e Arabisë Saudite ndërkohë që më 26 mars do të jenë në Tiraspol përballë skuadrën së Moldavisë.
Sipas "Ora Sport", këto dy ndeshje miqësore do të krijojë padyshim dhe një ide më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve edhe kombëtares sonë.
Përsa I takon renditjes së FIFA-s, muaji mars nuk ka dhuruar ndryshime të mëdha. Në krye të klasifikim nuk ka pasur lëvizje dhe treshja e parë nuk ka ndryshuar, Argjentina vazhdon të udhëheqë këtë listë dhe ndiqet nga Brazili dhe Italia.
Përsa I takon kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin eliminator për edicionin e ardhshëm, Portugalia paraqitet më mirë se të gjitha teksa mban vendin e 8-të në renditjen e përgjithshme.