E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus konfirmon 11, të tjerët në shitje

Juventus ka konfirmuar 11 futbollistë, të cilët nuk do të jenë në shitje gjatë verës. Sa u përket të tjerëve, ata mund të largohen.

Bianconerët kanë filluar procesin e rindërtimit pas një sezoni dëshpërues. Ata aktualisht gjenden në pozitën e shtatë në Serie A dhe nuk kanë asgjë për të luajtur përveç Europa League dhe kualifikimit për në Ligën e Kampionëve.

Kritika të ashpra kanë filluar të bëhen ndaj bordit aktual të klubit, ndërsa zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Roberto Bettega, thuhet se ka filluar punën për ndërtimin e ekipit të ri për sezonin e ardhshëm, që thuhet se do të ketë ndryshime të mëdha nga ky i tashmi.

Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, Mauro Camoranesi dhe David Trezeguet do të largohen nga Torino. Ata janë 32 vjeç dhe kanë edhe nga një vit në kontratën e tyre aktuale, andaj është mundësia e fundit që Juventus të përfitojë nga shitja e tyre.

Juventus thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë Fabio Cannavaros mundësinë e vazhdimit të qëndrimit për një vit tjetër, ndërsa Fabio Grosso mund t’i bashkohet listës së largimeve së bashku me Tiago Mendes dhe Cristian Mollinaro, të cilët janë huazuar në janar. Marton Caceres dhe Antonio Candreva po ashtu janë në dyshim, derisa bordi nuk është i sigurt se ata meritojnë qëndrim afatgjatë në Torino.

E ardhmja e sulmuesit Amauri dhe mesfushorit Felipe Melo është po ashtu në dyshim. Ndërsa në mesin e atyre që thuhet se janë të konfirmuar për vitin tjetër janë: Buffon, Del Piero, Chiellini, Sissoko, Marchisio, Diego, De Ceglie, Iaquinta, Legrotaglie, Poulsen, Grygera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›