E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, shorti i pamëshirshëm për Bylisin

Flamurtari kupePriten dy sfida të jashtëzakonshme sepse asnjë nga katër skuadrat gjysmëfinaliste nuk e ka fituar më parë trofeun e Kupës, pavarësisht se Skënderbeu ka qenë katër herë në finale, e fundit e humbur edicionin e kaluar me Tiranën (0-1)

Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë

Skëndërbeu-Bylis

Kukësi-Laçi

FAKTE

Flamurtari kupeNdeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 3 prill ndërsa ato të kthimit më 17 prill

Golashënuesit më të mirë në kupë, deri më tani, janë sulmuesi i Flamutarit, Migen Memelli dhe ai i Skënderbeut, Sebino Plaku me 6 gola të ndjekur nga Pero Pejiç që ka 4 gola.

Skuadra që do të fitojë kupën do të përfaqësojë Shqipërinë në Europa Ligë. 

Kupa e Shqipërisë ka zbuluar dje dy çiftet finaliste që janë Skënderbeu-Bylis dhe Kukësi-Laçi. Në prani të gjithë medies por edhe katër presidentëve të klubeve, Kukësi, Skënderbeu, Laçi dhe Bylisi kanë ndarë fatin e tyre në Kupë. Madje fati ka qenë shumë mizor sepse dora e secilit president ka tërhequr skuadrën e tij. I pari presidenti i Kukësit, dhe me radhë ai i Laçit, Skënderbeut e Bylisit. Të gjithë kanë tërhequr goglat dhe skuadrën e tyre. Në fund dy çiftet kanë qenë Skënderbeu-Bylis dhe Kukësi-Laçi.

Dy ndeshje që pritet të jenë shumë të luftuara. Takimet do të luhen më 3 dhe 17 prill. Priten dy sfida të jashtëzakonshme sepse asnjë nga katër skuadrat gjysmëfinaliste nuk e ka fituar më parë trofeun e Kupës, pavarësisht se Skënderbeu ka qenë katër herë në finale, e fundit e humbur edicionin e kaluar me Tiranën (0-1).

Skuadra që do të fitojë trofeun bëhet ekipi i dhjetë që fiton një Kupë të Shqipërisë, duke u bashkuar kështu me Tiranën (15 trofe), Partizanin (15), Dinamon (13), Vllazninë (6), Flamurtarin (3), Teutën (3), Elbasanin (2), Apoloninë (1) dhe Besën (1). Në finale, në total kanë qenë 14 skuadra, përfshirë këtu edhe ekipet humbëse: Skënderbeu, Albpetrol, Lushnja dhe Tomori.

Për korçarët, që humbën sezonin e kaluar në finale kundër Tiranës kjo do të jetë hera e 9-të që mbërrin në gjysmëfinale, ndërkohë që për kuksianët është një arritje historike. Kukësi do të jetë për herë të parë midis katër më të mirave të një edicioni të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që formacioni i Armando Cungut ka dhe meritën se eliminoi Tiranën, fituesen e edicionit të kaluar.

Po, për herë të parë në gjysmëfinale do të jetë e Bylisi, pas pesë pjesëmarrjeve në çerekfinale (1999-2000, 2000-2001, 2010-2011 2011-2012 dhe 2012-2013). Laçi arrin për herë të dytë në gjysmëfinale, pas asaj të siguruar në edicionin 1997-1998, të cilën e humbi me Apoloninë (fitues të atij sezoni): fitoi 1-0 në Laç dhe humbi 2-0 në Fier.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›