E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demat e kuq, nis plani anti- Pogradec

partizaniNga Edmond Sufaj

Edhe pse ka arritur tri fitore në stolin e kuq, trajneri kërkon lojë nga lojtarët e tij, pasi në ndeshjet e fundit një gjë e tillë nuk ka qenë në nivelin që pritej

Skuadra e kryeqytetit, Partizani ka nisur dje seancat stërvitore për sfidën ndaj Pogradecit që ekipi do të zhvillojë në transfertë në fundjavë. Partizani ka arritur të marrë pozicionin e dytë në renditje, madje të fitojë dhe një distancë qetësie me ndjkësen më të afërt, Mamurrasin me të cilin ndahet me katër pikë. Demat e kuq kërkojnë që të marrin një fitore në këtë transfertë, e cila do të konsolidonte shumë poziconin e saj për çështjen e kalimit në Superligë.

Kundërshtari

Ekipi liqenor ka bërë një paraqitje mbresëlënëse në stadiumin e saj në këtë sezon, ku ka fituar nëntë takime dhe ka barazuar dy në 11 të realizuara në kampionat.  Në 11 ndeshjet brënda fushe, skuadra ka shënuar 25 gola dhe ka pësuar 7 të tillë.

Problemi i këtij ekipi kanë qenë ndeshjet jashtë fushe, ku në 11 takime, kanë fituar tri dhe kanë humbur tetë të tillë. Mesa duket, skuadra e Partizanit do të ketë përballë një ekip të fokusuar te rezultatet në fushën e saj, e cila do ta bëjë këtë ndeshje shumë të fortë.

Objektivi

Për këtë arsye, trajneri i Partizanit, Hasan Lika ka kërkuar më shumë nga lojtarët e tij në seancat stërvitore gjatë javës, në mënyrë që ata të arrijnë në nivelin që duhet në ndeshjen e fundjavës në Pogradec.

Në tri fitoret e fundit është marrë më e rëndësishmja nga ekipi, por te të kuqtë ka munguar loja, e cila nuk është ngjitur në nivelin që pritej. Për këtë arsye stërvitja javorë do të ketë kriter për të përmirësuar këtë aspekt të skuadrës, e cila duhet të arrijë në nivelin që pritet.

Tifozët

Partizani i ka rritur të trija fitoret e fundit në fushën e Olimpikut, në Yrshek, tapet i cili ka rezultuar me fat për skuadrën e drejtuar nga Lika, i cili ka ditur ta përshtasë shumë mirë skuadrën përballë kundërshtareve që ka patur përballë, ku ka marrë maksimumin e pikëve.

Rezultatet e fundit të skuadrës kanë kënaqur pa masë tifozët, të cilët pas pritjeve të gjata po shikojnë shenjat e para të Partizanit të dikurshëm, i cili po konsolidon gradualisht pozitat e saj për tu rikthyer mes më të mirave sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›