REAGIMET PAS SHORTIT
Besnik Kapllanaj (President i Bylisit)
Kemi ardhur deri këtu me synimin për të fituar kupën
Doja të shmangia Skënderbeun? Jo, kjo nuk është e vërtetë, madje një dirë para shortit kam deklaruar se nuk i druhemi asnjë kundërshtari dhe do të ishte më mirë sikur të përballeshim tani me Skënderbeun. Arsyeja është shumë e thjeshtë, ne kemi ardhur deri në gjysmëfinale me synimin që të ngremë trofeun e Kupës së Shqipërisë në finale.
Dhe nëse synojmë trofeun duhet të kalojmë një rival si Skënderbeu, qoftë në gjysmëfinale apo në finale. Nuk po përpiqem ti jap moral skuadrës me këtë që po them, lojtarët dhe stafi teknik e kanë shumë të qartë këtë objektiv, e përsëris Bylis është shumë pranë këtij objektivi madhor dhe di të kërkojë të fitojë trofeun. Në rast se kalojmë Skënderbeun atëherë mund të themi se do të jemi edhe më afër kësaj arritjeje.
Pasha Laska (Presidenti i Laçit)
Kishim dëshirë të ndesheshim me Laçin në gjysmëfinale
E para, jam i kënaqur dhe dua të theksoj faktin se shorti ishte shumë i saktë dhe i drejtë për të gjithë. Besoj se të gjithë janë të kënaqur, sepse ishte një skemë që e kishim diskutuar më parë mes nesh dhe presidenti i Kukësit në fakt kishte dëshirë të ndeshej me Laçin në gjysmëfinale. Tani të shohim se kush do tia mbanë mes nesh për të vazhduar më tej.
Preferenca për shortin? Ne preferojmë të dalim në finale, ky është synimi për momentin. Nëse arrijmë të kalojmë gjysmëfinalen, atëherë mund të flasim sërish. Do të përqendrohemi maksimalisht për të qenë të suksesshëm, ndoshta na intereson më shumë një trofe se sa të shkojmë në Europa Ligë.
Ilir Përmeti (Shefi i klubit Skënderbeut)
Shpresojmë ta çojmë në Korçë Kupën e Shqipërisë, na mungon si trofe
Në fakt, nuk kishim ndonjë preferencë të veçantë për rivalin që do të kishim në gjysmëfinale, kështu që pak rëndësi kishte. Natyrisht, që jemi të kënaqur që do të përballemi me Bylisin, në letër ishte një nga skuadrat që do të donim të ndesheshim. Tani shpresojmë që të kthehej Kupën e Shqipërisë në Korçë, pasi është një trofe i munguar për klubin tonë.
Skënderbeu ka dalë në vitin 1976 në finalen e kupës për herë të parë dhe më pas për të dytën herë vitin e kaluar. Shpresojmë që këtë herë të jetë viti i duhur për ta bërë tonin këtë trofe. I kemi të gjitha mundësitë për të fituar, tani tia lëmë fjalën fushës së lojës.
Safet Gjici (Presidenti i Kukësit)
Nuk doja të kishim përballë Skënderbeun
Natyrisht që edhe unë jam shumë i kënaqur për shortin.
Kemi ardhur deri këtu më meritë, pasi unë kam investuar shumë për Kukësin dhe për skuadrën. Kuptohet që unë jam shumë i gëzuar që isha i pari që tërhoqa goglën dhe më zuri dora pikërisht Kukësin. Sigurisht, që jam i kënaqur që do të ndeshemi me Laçin në gjysmëfinale. Preferencat? Çështë e vërteta në mendje kisha pikërisht Laçin, por edhe Bylisin.
Personalisht, nuk doja të kishim përballë tani Skënderbeun, pasi është një skuadër e fortë dhe ka qenë finaliste vitin e kaluar. Ndeshja e parë luhet në Kukës, por për mua nuk ka ndonjë problem. E rëndësishme është do të luajmë me Laçin dhe unë jam i gëzuar që shorti na dhuroi këtë përballje. Pastaj, shpresojmë që të dhurojmë përballje fair-play dhe të fitojë skuadra që e meriton.