E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kupa, testi për të rinjtë e Superligës

Mesjava futbollistike shqiptare do t’i kushtohet e gjitha ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në futbollin tonë, do të zhvillojë sot takimet e para të turit të dytë.

Në turin e parë ishin përfshirë skuadrat e kategorive inferiorë, ndërkohë që interesantja e këtij turi është se në lojë hyjnë edhe ekipet e Superligës.

Kështu që, në fushë sot do të zbresin 32 ekipe në total, të cila në këtë tur do të luajnë 32 takime, përfshi këtu edhe ndeshjet e kthimit.

Këta ekipe janë ndarë në dy grupe, ku në përfundim do kualifikohen nga 8 për secilin grup.

Për ekipet e Superligës, turi i dytë shikohet më shumë si një mundësi për të eksperimentuar, apo si një test i mirë për të rinjtë, ose për lojtarët që janë aktivizuar më pak në fillimsezoni.

Një gjë të tillë e konfirmon fakti se, sikurse është bërë e ditur nga klubi bardheblu, Tirana për ndeshjen kundër Tërbunit, do të lërë pushim shumicën e lojtarëve titullarë, duke u lënë kështu hapësirë futbollistëve të rinj.

Mësohet se ekipi ka udhëtuar dje në drejtim të Pukës dhe është akomoduar në një hotel luksoz të qytetit.

Trajneri Slishkoviç do të luajë me ekipin e dytë.

Ata që nuk kanë udhëtuar drejt qytetit verilindor janë stërvitur në Tiranë: nga titullarët kanë qëndruar Memelli, Pezo, Nallbani, Devolli, Osmani, Xhafa etj. Metoda e bardhebluve është adaptuar nga edhe nga klubet e tjera të Superligës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›