Ronaldo: Nuk do të kaloj te PSG

Nuk do të jetë Paris Saint-Germain skuadra e re e Ronaldos.
Pas thashethemeve që qarkullaun në ditët e fundit, vetë "Fenomeni" hodhi poshtë hipotezën e kalimit të tij te Ligue 1 me fanelën e skuadrës pariziene.
"Në Francë do ta taksonin pasurinë time me 4 përqind e duke bërë vetëm pak llogari i bie që rroga ime të zvogëlohet shumë", sqaron Ronaldo.
Kështu pra, braziliani nuk preferon Francën për cështje ekonomike.