E Diel, 1 Nëntor 2026

Kupat e Europes 1355 milione euro per skuadrat shqiptare

Jo vetëm sukses, por edhe para.
Paraqitja historike e skuadrave shqiptare në këtë sezon të Kupave të Europës ka sjellë shumë të ardhura për Skënderbeun dhe Kukësin.Më të fituar janë korçarët. Dihet që Liga e Kampioneve ka më shumë para se çdo kompeticion tjetër europian në rang klubesh.
Nuk mund të qëndronte jashtë kësaj Skënderbeu që deri tani nga pjesëmarrja në Champions ka përfituar 725 mijë euro vetëm nga UEFA.Skema e përfitimeve është thjeshtë. Vetëm për pjesmarrjen si kampione e Shqipërisë, skuadra shqiptare fitoi 200 mijë euro. Kësaj shume i shtohet 175 mijë euro për prezencën në turin e dytë dhe 200 mijë euro për kalimin në turin e tretë. Edhe sikur të eliminohet në këtë tur, Skënderbeu e ka të sigurt pjesmarrjen në Ligën e Europës, çka do të thotë edhe 150 mijë euro të tjera që shtohen në arkën e klubit korçar.
Por më e bukra vjen më pas. Nëse Skënderbeu kualfikohen në raundin e play-of, atëherë do të fitonte edhe 2.1 milionë euro të tjera. Nuk mund të mos jetë I kënaqur Kukësi. Hyrja në histori si skuadra e dytë shqiptare që kalon dy ture në Kupat e Europës shoqërohet me jo pak dhurata financiare nga UEFA. Klubi kuksian ka përfituar deri tani 390 mijë euro nga debutimi I shkëlqyer në Ligën e Europës. Ndërkohë, nga pjesmarrja në këtë sezon në Kupat e Europës, edhe pse Teuta dhe Laçi u eliminuan shpejt, skuadrat shqiptare përfitojnë nga UEFA 1 milionë e 355 mijë euro në total.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›