E Diel, 1 Nëntor 2026

Usain Bolt fiton garen e 100 metrave ne Dajmond Lige

Nuk ka asnjë surprizë.
Usain Bolt shpërblen të gjitha pritshmëritë, duke fituar garën e 100 metrave në turneun Dajmond Ligë që po zhvillohet në Londër.
Përpara 80 mijë njerzve të pranishëm në stadiumin olimpik, atleti xhamajkan kaloi finishin në kohën 9 sekonda e 85 të qindat.
Kjo është koha më e mirë sezonale për Bolt, i cili mban rekordin botëror në garat e 100 e 200 metrave.
Megjithëse nuk bëri një nisje të mirë, diferenca e xhamjakanit me rivakët e tij ishte e dukshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›