Tajson Gej rezulton pozitiv edhe ne testin B antindoping
Të gjitha dyshimet janë konfirmuar.
Atleti amerikan Tajson Gej ka përdorur doping për të rritur performancën e tij sportive.
Ish-kampioni i botës në 100 metra rezultoi pozitiv vetëm dy javë më parë. Ai mohoi të kishte përdorur substance të ndaluara, por e gjithë kjo ka qenë një gënjeshtër.
Konfirmimi ka ardhur pas testeve B të kryera nga Agjensia Amerikane Anti-Doping, ku edhe një herë Tajson Gej ka dalë pozitiv.
Tani, atleti amerikan duhet të përballet me një pezullim të gjatë, ndërsa më parë ai kishte bërë të ditur se nuk do të merrte pjesë në Botërorin e Atletikës.