Finalja e Superkupes se Gjermanise
Mes objektivit për të fituar trofeun e parë sezonal dhe dëshirës për hakmarrje, Bajerni i Mynihut dhe Borusia Dortmund zbresin në fushë për finalen e Kupës së Gjermanisë.
Pas triumfit të trefishtë në sezonin e fundit, skuadra bavareze kërkon të niset në mënyrë më të mirë. Nuk është Jup Hainkens dhe Pep Guardiola ka mundësinë më të mirë të fitojë trofeun e parë të rëndësishëm në aventurën e tij gjermane.
Të gjitha parashikimet flasin për Bajernin e Mynihut. Kampionët e Gjermanisë dhe Europës, fituan pak ditë më parë kupën “Uli Hënes” si dhe mundën 2-0 në miqësore Barcelonën.
Gjithsesi, tani gjithçka bëhet më e vështirë, pasi Superkupa e Gjermanisë është trofeu i parë zyrtar.
Nga ana tjetër, humbja në finalen e Ligës së Kampioneve nuk është harruar nga Borusia e Dortmundit. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop kërkon revanshin ndaj skuadrës që vetëm pak muaj më parë i fshiu ëndrrën europiane.
Asgjë e lehtë për Borusian, që duhet të bëjë në këtë sfidë pa blerjen e fundit Mktitarian si dhe polakët Pizcek e Blazekovski.
Me shumë mungesa edhe Bajern, pasi në këtë finale mundojnë Gëtce, Riberi, Nojer dhe Shvajnshtajger.