Reali i Madridit ofron 93 milione euro per Bejl
Tani është zyrtare.
Reali i Madridit ka konfirmuar zërat që qarkullonin prej javësh, duke ofruar 93 milionë euro për Geret Bejl.
Klubi spanjoll del zbuluar në objektivin e tij për të transferuar në “Santiago Bernabeu” mesfushorin e Totenhem.
Shifra është me të vërtetë e çmendur, por vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet te lojtari më i mirë në botë në rolin e tij.
Me ofertën e fundit zyrtare, Reali i Madridit duket se ka bindur Totenhem të heqë dorë nga Bejl, duke i dhënë fund rezistencës së klubit anglez.
Nëse ky operacion mbyllet me një fund të lumtur, atëherë do të kthehej në tranferimin më të shtrenjtë në këtë merkato.
Në pritje të Geret Bejl, Reali i Madridit po punon edhe për Kristiano Ronaldon.
Madrilenët kërkojnë të “blindojnë” sulmuesin portugez nga të gjitha ofertat marramendëse të skuadrave milionere të Europës. Për Ronaldon intersohen Paris SG, Mançester Siti dhe Monako, por Reali i Madridit ka gjetur menyrën për të larguar lojtarin nga çdo tundim në merkato.
Klubi spanjoll i ka ofruar portugezit rinovimin e kontratës deri ne vitin 2018. Nëse Kristiano Ronaldo pranon, atëherë ai do të përfitonte 13 milionë euro në sezon.