E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuper: Bisedimet Kosovë-Serbi, në muajin shtator

I dërguari i Bashkimit Evropian në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Robert Kuper, ka njoftuar se takimi i paraparë për ditën e nesërme mes palëve, është anuluar. Deri në muajin shtator, nuk do të ketë takime mes palëve.

“Kemi marrë vendimin që të anulojmë takimin e nesërm të dialogut dhe i kam informuar që të dy palët për këtë”, ka thënë Kuper, duke shtuar se takimi është shtyrë, pasi nuk dukej se palët do të dakordoheshin për ndonjë marrëveshje.

“Tashmë jemi në fazën e diskutimeve, ku jemi shumë afër marrëveshjeve për disa çështje dhe nuk ka pse të mbahet takimi përderisa nuk jemi në gjendje që të arrijmë ndonjë marrëveshje”, ka thënë i dërguari i BE-së në dialogun Prishtinë-Beograd.

“Ishte e qartë se kjo nuk do të ndodhte nesër, kështu që vendosëm se do të ishte më mirë që të mos kishte takim, por të rifillojmë në shtator, ku mendoj se do të ketë një perpsektivë më të mirë për pajtueshmëri për çështje të caktuara”, tha në një deklaratë për shtyp, Robert Kuper.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›