Kusari Lila, vlerëson kontributin e KE-së në master-planin

“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar në vazhdimësi që resurset ekonomike të cilat posedojmë, përfshirë edhe potencialin për zhvillimin e turizmit, t`i vendosim në dispozicion të sektorit privat për investime dhe në këtë mënyrë të kontribuohet në zhvillimin ekonomik. Kështu ka deklaruar Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila, e cila mori pjesë në takimin me përfaqësuesit e Komisionit Evropian në Kosovë për planin zhvillimor të Brezovicës.
Kusari Lila e vlerësoi lart kontributin e Komisionit Evropian në përfshirjen e këtij master-plani për Brezovicën, ku shënohet një etapë tjetër e investimeve në Kosovë.
Ndërsa Kjartan Bjornsson, udhëheqësi i Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë u shpreh se ky projekt, mund të jetë një mundësi e mirë për punësim, por gjithashtu do ta vendoste Kosovën në hartën e botës për aspekte pozitive.