Kuper Nuk kam dyshuar asnjehere per Vangjelin
Ne fillim te sezonit cilesohej si nje element i panevojshem per Arisin e Selanikut megjithate historia u perserit. Ashtu si ka ndodhur edhe me pare me pune dhe shume perkushtim Kristi Vangjeli eshte vleresuar per lojen e tij dhe duket se ka rifituar besimin e stafit teknik. Mbrojtesi shqiptar eshte aktivizuar si titullar ne ndeshjen qe skuadra helene fitoi 1-0 perballe Atletikos se Madridit ne Europa League ndersa spanjollet jane kampionet ne fuqi te ketij aktiviteti. Edhe pse trajneri Hektor Raul Kuper e hodhi ne fushe per shkak te mungesave te tri titullareve paraqitja e kuqeziut ka qene mjaft e mire. Ai ka dhene siguri ne mbrojtjen e Arisit pavaresisht se perballe kishte kundershtare te kalibrit te Diego Forlan apo Simao.
Paraqitja e mire e Vangjelit e ka detyruar trajnerin qe pervecse te flase per kete rezultat te jashtezakonshem tu pergjigjet edhe ngacmimeve rreth faktit perse nuk e ka dashur ne skuader 25-vjecarin. Paraqitja e Vangjelit Nuk ka asnje dyshim qe ai ka luajtur ne menyre te shkelqyeshme kunder Atletikos deklaroi Kuper. Nuk kam pasur asnjehere dyshime per kualitetin e ketij lojtari apo rreth faktit se sa i vlefshem mund te jete ai per skuadren. Me tej tekniku argjentinas foli per fitoren perballe spanjolleve te cilet u shpallen fitues te Superkupes se Europes ne finalen me Interin Para ndeshjes e kisha thene se pavaresisht kundershtarit askush nuk mund te na i hiqte ambiciet. Luajtem me ambicie lojtaret u sakrifikuan ndersa tifozet te cilet e kishin mbushur plot stadiumin na mbeshteten ne menyre te jashtezakonshme.