E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuper, vizitë në Prishtinë e Beograd

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Robert Kuper, pritet që sot të arrijë në Beograd, ku do të takohet me shefin e delegacionit të Serbisë në këto bisedime, Borisllav Stefanoviç. Kuper nesër pritet të vizitojë edhe Prishtinën.

Shumë zyrtarë evropianë, kanë theksuar ditët e fundit se përparimi i Serbisë në drejtim të integrimit në BE varet nga vazhdimi i dialogut me Kosovën, ndërsa njëra nga çështjet e pazgjidhura mbetet përfaqësimi i Kosovës në nismat rajonale.

Stefanoviç ka thënë se vizita e Robert Kuperit në Beograd bëhet me qëllim që të kapërcehet hendeku ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe të gjendet marrëveshje për çështjen e përfaqësimit të Kosovës. / Kosova.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›