Sekuestrohen 621 kg drogë në portin e Durrësit
Policia e qytetit të Durrësit ka sekuestruar një sasi droge në port. Lënda narkotike është gjetur në një kamion i markës Reno me targa te qytetit të Shkodrës Sh 02-05 E ka aplikua në pikën e parë të kontrollit për kalim të kufirit në drejtim te shtetit Italian dhe është ndaluar pak para hyrjes në traget.
Pas një kontrollit policia ka zbuluar se në kamion, ne pjesën e pasme të tij, ishte fshehur lënda narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Në mjetin e ndaluar kishte rreth 298 pako me kanabis dhe që kishin një peshë të përgjithshme prej 621 kg. Rreth orës 05:00 të ditës së mërkurë është firmosur edhe masa e arrestit për ndalimin e shoferit Aldoid Gjoni nga Kruja, 33 vjeç me banim ne Tiranë.
Ky është sekuestrimi i dytë i një sasie të konsiderueshme brenda harkut kohor te 20 ditëve të fundit. Vetëm 14 ditë më parë ne port u sekuestrua një tjetër sasi prej 10 kilogram heroinë dhe 202 kg drogë me karakteristikat e Kanabis Stativa. Ndërsa sasia më e madhe e drogës është kapur në dhjetor të vitit të kaluar, ku policia sekuestroi 800 kg.
Mark Brunga