E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne PS Brace 1/3 e PS e paralizuar

Anëtari i kryesisë socialiste, Erjon Braçe i kundërvihet hapur procesit të organizimit të partisë ku ai aderon. Në statusin e tij në rrjetin social “Facebook”, duke iu referuar deklaratave të ardhura nga drejtues të PS-së, të cilët përjashtonin prezencën e debateve në rradhët e kësaj partie, lidhur me ndarjen e zonave të mublimit për anëtarët e kryesisë, Braçe shkruan: A e dini se sot në PS nuk janë kryer zgjedhjet e drejtuesve të PS-së në 117 njësi vendore, ku është e organizuar partia? Pra në më shumë se 1/3 e tyre. Duke nisur nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana! Zgjedhjet në PS janë mbajtur javë të tëra para Kongresit të PS-së!
Në këto njësi nuk u mbajtën në periudhën normale e nuk janë mbajtur as 2 muaj pas Kongresit duke paralizuar veprimtarinë e PS-së atje.
Po kështu, veç evidentimit të këtij problemi, deputeti socialist shkon më tej duke shigjetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjegjësit e një handikapi të tillë në PS.
“E dini kush është përgjegjës për këtë? Sekretari organizativ dhe drejtuesit politikë të PS në kryesi, asamble e degët lokale të PS të ngarkuar për këto zona. Problem nëkëtë parti nuk është zëvendësueshmëria e pamotivuar, por mungesa e përgjegjësisë ndaj detyrës dhe analiza e përgjegjësisë së gjithsecilit!”, veçhet në statusin e Braçes në “Facebook”.
Madje, deputeti socialist nuk ngurroi të kërkojë dhe zëvendësimin e socialist Klosi në postin e sekretarit organizativ të PS-së.
“Nëse flasim për "zëvendësueshmëri" i pari i zëvendësueshëm duhet të jetë sekretari organizativ! Pastaj me rradhë të gjithë ata drejtues politik të çdo niveli që kanë krijuar gropa të tilla në veprimtarinë partiake por edhe elektorale. Gjithnjë në kuptim të përgjegjësisë ndaj detyrës dhe punës!”, shprehej Braçe.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›