Përgjim të dyshuarve si vrasës të Arjan Selimit të “Kompas”
29/09/2011 Dëshmitarët nuk flasin, kanë frikë nga policia
TIRANË-Mbi 15 dëshmitarë që policia ka pyetur rreth vrasjes së 37-vjeçarit Arjan Selimi asnjëri prej tyre nuk rezulton të ketë parë autorët e krimit. Pjesa më e madhe e tyre, duket se kanë pasur frikë të shprehen para efektivave të policisë, duke u mjaftuar të tregojnë se kishin dëgjuar vetëm të shtëna krismash dhe asgjë më shumë. Errësira e dendur në zonën ku ndodhi vrasja, nuk i ka lejuar kalimtarët e rastit të dallojnë ndonjë element identifikues tek vrasësit, gjë e cila ka sjellë për dosjen shumë paqartësi për sa i përket gjetjes së emrit të personave që vranë Ajan Selimin, burrin e regjisores së njohur Inis Gjoni. Momentalisht policia po punon për mbledhjen e informacioneve operative, ndërkohë që disa persona që dyshohet se mund të jenë autorët e krimit janë vënë nën survejim nga agjentët e policisë së kryeqytetit. Në dosjen hetimore janë administruar dhe dëshmitë e njerëzve të afërm e familjarëve të viktimës, të cilët nuk kanë treguar asnjë emër konkret, mbi dyshimet e tyre që kanë mbi ngjarjen. Pritet që në ditët në vazhdim, policia të marrë në dorëzim dhe tabulatet telefonike të viktimës, për të verifikuar numrat e dyshimtë që kishin thirrur Arjan Selimin. Aktualisht hetimet rreth kësaj ngjarje vazhdojnë, por duke parë mekanizmin e ekzekutimit shpresat e policisë për zbardhjen e vrasjes janë të pakta.