E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata: I drejtë ekstradimi i Almir Rrapos

29/09/2011  Ish-punonjësi i Ministrisë së Jashtme bashkëpunon me drejtësinë në SHBA

TIRANE-Gjykata e Tiranës e ka cilësuar të drejtë vendimin e ekstradimit të shtetasit shqiptar Almir Rapo në Amerikë. Në seancën e djeshme, togat e zeza kanë shqyrtuar dhe një herë çështjen e kthyer nga Gjykata e Lartë për rishqyrtim, duke i qëndruar besnik vendimit të marrë pak muaj më parë, kur urdhëruan ekstradimin e Rapos në drejtim të SHBA. Sipas gjykatës së kryeqytetit, e gjithë procedura juridike që është ndjekur në rastin e ekstradimit të Almir Rapos është marrë konform dispozitave ligjore, të parashikuara në marrëveshjen mes dy shteteve dhe konventave evropiane e Kodit të Procedurës Penale. Pavarësisht këtij vendimi, prej disa muaj Almir Rapo është ekstraduar në drejtim të Amerikës, shtet në të cilin po i nënshtrohet një procesi gjyqësor. Mediat amerikane raportuan se pas mbërritjes në Amerikë Rapo mbajti një qëndrim 180 gradë me atë që kishte mbajtur në Shqipëri, duke pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë amerikane, ku ka treguar të gjitha krimet e bandës kriminale ku ai bënte pjesë. Rapo akuzohet për trafik droge, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vrasjen e një shtetasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›