Kupidon këndon në opera
Dashurisë i këndohet edhe në opera. Një mbrëmje e veçantë do të organizohet sot në mbrëmje, ora 19:00 në TOB. Nën titullin simbolik "Cupidon Canta", një tufë këngësh mbi dashurinë do të dëgjohen në skenë nën interpretimin e solistëve të rinj dhe studentëve të Akademisë së Arteve. Repertori i përzgjedhur i flet dashurisë në disa gjuhë. Pjesë shqiptare, por edhe të kompozitorëve të njohur botërorë janë pjesë e koncertit që i kushtohet Shën Valentinit, ditës simbol të të dashuruarve. "Kiss me Kate" nga Pol Corter, Çajkovski, Shopin, Tosti, Bellini, Puçini e deri tek Enio Monrikono janë disa nga kompozitorët e huaj, veprat e të cilëve do të interpretohen mbrëmjen e sotme. Por nuk do të mungojnë edhe këngët e njohura shqiptare. "Për ato dy sy" nga Vangjo Nova, "Ishte dashuria" nga Rexhep Hasimi, "Dy pika shiu ranë mbi qelq", Pirro Çako, "Romeo e Zgujeta" nga Nino Rota etj. Sevasti Anastasi, Ingrid Pulizo dhe Ardita Bufaj janë koncert maestër të këtij koncerti.