Rupert Everet, gati për një komedi
Këto ditë, aktori i njohur, Rupert Everet, është bërë pjesë e lajmeve të gazetave kryesore. Aktori do të bëjë debutimin e tij në Brodway në komedinë "Blithe Spirit" të Noel Kouard. Në krah të aktoreve Anxhela Lesbjur dhe Kristinë Ebersole, Everet do të interpretojë rolin e një shkrimtari të suksesshëm. Për publikun shqiptar, Rupert Everet, nuk njihet vetëm për interpretimet në filmat e suksesshëm. Në verë të vitit të shkuar, aktori vizitoi Shqipërinë. Ai u bë pjesë e një filmi dokumentar në gjurmët e Lord Bajronit, të realizuar nga televizioni britanik "Channel 4". Kjo ndërmarrje vjen në kujtim të poetit kur tashmë kanë kaluar 2 shekuj. "Wallstreet Journal" ka botuar disa foto të tij të realizuara nga Auron Tare në Sarandë, i cili është edhe asistent i këtij dokumentari.