Kupola e opozitës: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme
Krerët e partive opozitare vendosën dje pasdite për të vijuar me protesta masive e të pandalshme deri në largimin e Berishës. Por, pjesë e bisedimeve ka qenë edhe kërkesa për qeveri teknike, ku do të përfshihen të gjitha forcat politike si e vetmja rrugë që e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Kreu socialist, Edi Rama, pas një takimi që pati dje në mesditë me deputetët e tij, u konsultua me aleatët pasdite, duke dalë në përfundimin se protestat do të vijojnë. Një ndër vendimet konkrete të marra në të është zhvillimi i një proteste sot para Televizionit Publik Shqiptar, duke kërkuar largimin e drejtuesve të tij. Njëkohësisht një tjetër vendim është ai i bojkotit të këtij televizioni për të mos marrë pjesë në asnjë emision.
Kreu i PLD-së, Spartak Ngjela, tha se nuk ka një datë konkrete të zhvillimit të protestës dhe pritet që ajo të caktohet në mbledhjen e radhës. "Pushteti aktual, në rast se do na trembë me presione, masa kompakte do jetë gjigante, çdo veprim alogjik dhe aligjor e i pakontrolluar i këtij Kryeministri do t‘i përgjigjet vetëm populli. Ky nuk është revolucion, por qëndresë kundër tiranisë", tha ai.
Ndërsa kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, vërejti se zgjidhja është krijimi i një qeverie teknike me përfshirjen e të gjitha forcave politike, e cila do e çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. "Opozita, në mënyrën më të civilizuar, më konstruktive, e impenjuar për normalitetin e jetës politike dhe në përgjigje ndaj sfidave të integrimit, kërkoi me insistim e me protesta zgjidhje të kërkesave kontruktive. Pozita u përgjigj me gjuhën e karshillëkut dhe të konfliktit. Ne jemi këtu sërish të bashkuar, se transparenca e zgjedhjeve është një dosmosdoshmëri jo vetëm për forcat politike, por për fatet e demokracisë. Tashmë, pasi nuk u realizua kërkesa, duhet krijuar një qeveri gjithëpërfshirëse prej të gjitha forcave politike që do bëjë sugjerime për një proces të ndershëm zgjedhor", insistoi Dule. Sakaq, kreu i G99-ës, Erjon Veliaj, deklaroi se Kryeministri po tregon probleme serioze dhe Gjykata Kushtetuese e mjekët duhet të shprehen për gjendjen e tij. "Do ketë valë protestash në të gjithë vendin për shumë çështje si energjia dhe mjaft grupe tjera shoqërore. Berisha ka treguar se i ka vjedhur votat, ndryshe do të hapte kutitë. Do bojkotojmë TVSH-në, do kërkojmë largimin e drejtuesve të lajmeve. Do i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese për të vërtetuar shëndetin mendor të Kryeministrit, sepse ai qartazi nuk është normal", u shpreh Veliaj.
A.Thomollari