"Kriza, një e keqe që nuk e meritojmë"
Kriza politike ka arritur kulmin. Debati nuk është më parimor. Palët kanë zhveshur shpatat dhe përbetohen publikisht për luftë deri në fund. Ndërkombëtarët kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të ndërhyjnë, ndërsa Presidenti i Republikës, ai që konsiderohet dhe deklarohet si një autoritet "mbi palët", duket i pafuqishëm për të ndërmarrë iniciativa pajtuese.
Parlamenti është shndërruar në një sallë mbledhjesh partie, ku miratohen vetëm marrëveshje e ligje të parëndësishme dhe deputetët plotësojnë njëri-tjetrin në akuzat ndaj opozitarëve që qëndrojnë jashtë.
Përveç fjalëve që shpërndahen rrufeshëm në eter sa nga njëra seli aq edhe nga tjetra, gjithçka tjetër ka ngrirë. Në situata të tilla, njerëzit nxitojnë të japin ide për zgjidhje. Deri tani kemi dëgjuar me tepri zërin e të majtëve dhe të djathtëve.
Sot, gazeta "Shqip" ka vendosur të sjellë zërin e intelektualëve, atyre që politikën nuk e kanë ushqim të përditshëm, por që kanë vendosur të ecin në jetë me aftësitë dhe talentin e tyre.
Nga Shkodra deri në Sarandë kemi përzgjedhur disa nga mendimet e njerëzve që gëzojnë reputacion si në "popullin e majtë" ashtu edhe në "popullin e djathtë", sepse gjëja që u vlerësohet më shumë është puna.
Moikom Zeqo
Kjo krizë politikë është nga më të rëndat që ka përjetuar Shqipëria. Kjo ndodh për shkak të kulturës konfliktuale të kundërshtarëve politikë dhe të moskuptimit në rang kombëtar të politikës që është më e rëndësishme se politika partiake. Kjo krizë, u shumëfishua në atë që quhet beteja e fjalëve, pra konflikti mediatik ndaj kundërshtarëve politike ka çuar në një qorrsokak politik. Nxitimi i Berishës për të sulmuar Ramën në mënyrë të skajshme ishte e padobishme dhe krijoi një nivel jopolitik, por një anatemë penalizimi. Mendimi im është që politika serioze dhe e ekuilibruar kërkon një vizion që sot e shoh me trishtim se nuk ekziston. Kjo do të thotë që kriza është e kapërcyeshme po të arrihet një marrëveshje e dyanshme të dy partive kryesore. Arsyet e kësaj marrëveshjeje janë substancialisht, në të mirë të vendit dhe të demokracisë. Kjo marrëveshje, farë mirë mund të përfshijnë rihapjen e kutive, ashtu dhe një rikonsistim të rregullave që mazhronca duhet t‘i respektojnë ndaj opozitës. Nëse shefi i mazhorancës e quan çështjen e opozitës më keq sesa një armik, gati në formën e satanait, atëherë njeriu i zakonshëm mund të pyesë. Si mundet vallë të arrijnë ata në një marrëveshje për të mirën e Shqipërisë?. Pra është prishur gjëja më thelbësore e demokracisë, toleranca. Kjo tolerancë është shpirti jetik i çdo demokracie. Kalimi në një stad grotesk të papritur të betejave të fjalëve, të luftës përmes ekraneve dhe sidomos të mitingjeve të mëdha, tregon një krizë që ndoshta nuk do të zgjasë shumë. Kjo krizë duhet të çojë domosdo në marrëveshje, ndoshta duke ndërhyrë edhe të tretët pse mjetet politike do të duken shumë të varfra dhe të zbehta dhe kjo do të ishte shqetësuese. Unë u përkas njerëzve që besojnë në mjetet politike demokratike.
A do të ketë një marrëveshje? Kjo nuk varet as nga unë e as nga qytetarët, madje as nga opinioni publik.
Marrëveshje quhet edhe ajo e zgjedhjeve të parakohshme. Të gjitha marrëveshjet që qetësojnë gjendjen janë logjike dhe të pranueshme. Konfrontimi pa asnjë marrëveshje, është i rëndë dhe vetëshkatërrues. Kjo krizë tregon se klasa politike nuk e ka kapërcyer konfliktualitetin provincial ballkanik.
Këtu qëndron shqetësimi më i madh për Shqipërinë. Në këtë konflikt dhe me këto koka të nxehta është një mangësi ballkanike se janë institucione dhe jo thjesht njerëz.
Zamira Kita,
aktore
Kriza në politikë është një krizë gjithëpërfshirëse. Kjo krizë që ka pushtuar politikën shqiptare po rëndon gjithnjë e më shumë mbi qytetarët, mbi familjet shqiptare, të cilat ndiejnë pasojat direkte të mosgjetjes së zgjidhjeve të duhura nga përfaqësuesit dhe njerëzit e politikës, duke vështirësuar çdo ditë e më shumë ekzistencën dhe duke e kthyer jetën e njerëzve në një kërkim për mbijetesë. Duhet që kriza që ka përfshirë politikën të vihet në një rrugëzgjidhjeje për të mos rënduar më mbi ekonomitë e familjeve shqiptare. Ka ardhur koha të ketë më shumë përgjegjshmëri nga ana e politikëbërësve, pasi edhe njerëzit janë lodhur tashmë nga zhurma e madhe dhe kërkojnë më shumë siguri në punë, mirëqenie dhe jo debate dhe konflikte.
Valbona Karakaci,
Pedagoge në Universitetin e Shkodrës
Në fakt, ka ca kohë që përpiqem t‘u shmangem debateve politike, jo për indiferencë, por për pamundësi për të ndjekur fillin e lëmshit, që si për çudi, në fund, qëllon të mos dalë. Kjo më kujton një nga ato "dromcat me humor" shqiptarë: Zotit i mbaroi filli kur arriti në rrotullamën Shqipëri e për këtë arsye punët dolën jashtë kontrolli. Mirëpo, ndërgjegjja qytetare e gjithsecilit, që ka vendosur të ndajë jetën dhe ëndrrat e tij me këtë vend, qoftë edhe për faktin, se aspiron të vizitojë apo punojë një ditë në Europë si europian, besoj që ndihet e provokuar kur sheh spektaklin politik "të marrjeve e dhënieve" pa kusur. Të lodhur me konsensusin e rregullave të lojës, që në fund duhen rinegociuar se nuk i paskëshim menduar edhe nga pikëpamja e "fituesit", edhe nga pozicioni i "humbësit" harrojmë së në demokraci në fakt ka vetëm opozitë dhe pozitë e që të dyja së bashku janë në shërbim; të dëshpëruar, që pas kaq vitesh shtet, ende nuk mund t‘u ilustrojmë fëmijëve balancën dhe pavarësinë e pushteteve: ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor, sepse gjithnjë ato na u përziekan si pa ta të keq në Shqipëri: të bombarduar nga propaganda mediatike, ku gjithsecilit i ofrohet hapësirë për të shumëfishuar si të drejtë kauzën e vet në emër të lirisë së shprehjes, pa hetuar se ku fillon liria e tjetrit e mbaron e jotja, - tashmë populli shqiptar po bëhet dëshmitar i një tjetër historie, arsyet e së cilës sërish do të na duhet t‘i gjejmë te filli që ka mbaruar. Por ruajna Zot, që kjo mos të na bëjë të harrojmë se ndërkohë në Hagë diskutohet fati i kombit shqiptar, se kriza globale kërkon të mendohemi dy herë, se në 2011 kemi të tjera zgjedhje për të cilat duhet investuar, se reformat që na presin kërkojnë bashkëpunim e harmonizim përpjekjesh e kushdo, që do ta rrahë gjoksin nesër për to do t‘i duhen dy duar dhe jo një. Së fundit, le të mos i ofrojë politika shqiptare zgjedhjen e "sehirxhiut" popullit të vet, në mënyrë që nesër ai ta respektojë më shumë atë.
Astrit Kosturi,
biznesmen
Së pari, dua të theksoj se akuzat e ndërsjella mes tyre mbeten në substancë çështje interesash. Në nuk duhet të shqetësohemi nga protestat e opozitës, por për mungesën e tyre nga shoqëria jonë, e cila duket sikur është tulatur në skllavërinë politike dhe varfërinë ekstreme. Mallkoj veten që kam njohur drejtpërdrejt Berishën, i cili ka aftësinë e paimagjinueshme për të servirur dhe shitur dështimet totale të tij si suksese të qeverisë që drejton. Në emër të luftës së paprinciptë kundër korrupsionit, kreu i qeverisë po luan me kartën e selektimit korruptiv për të mbajtur në fre të vetët dhe për të nënshtruar kundërshtarët. Protestat e Ramës, që në esencë janë një e drejtë e pamohueshme e opozitës, vijnë si vonë, përderisa duhej të bënte të tjera protesta me ngjarjen tragjike të Gërdecit. Në raport me kohën që u ndodhëm në aspiratën e ngritjes së shtetit demokratik, më duket se jemi në një shoqëri demokratiko-borgjeze, që siç kaluam nga feudalizmi në komunizëm, duke tejkaluar etapat normale të zhvillimit historik, ndaj dhe përplasemi mes vetes. Por, tek e fundit dua të them se dy liderët aktualë të politikës shqiptare ngjajnë me grindjet e akuzat e ndërsjella si dy gra të këqija që shkulin flokët e njëra-tjetrës teksa zihen poshtë shkallëve të pallatit!
Bardhyl Narazani,
veteriner
Situata është shumë serioze në sensin negativ. Më duket si një e papritur që vjen nga "ferri" për të keqen e shqiptarëve që luftojnë prej 20 vjetësh drejt aspirimit të familjes europiane. Në fund të këtij tranzicioni të stërgjatur, të dy krahët e politikës, që për mendimin tim janë bashkëfajtorë, kanë shpërthyer në një luftë të paprinciptë dhe absurde për fatet e këtij vendi. Më duket sikur më shfaqen fantazmat e vitit 1997, por nuk besoj të degjenerojë deri këtu. E majta ka të drejtë të parashtrojë kërkesat e saj si opozitë dhe e djathta e ka për detyrë, si mazhorancë të jetë e vendosur ndaj respektimit të kërkesave të opozitës dhe për t‘u angazhuar në plotësimin e tyre. Në demokraci, pa opozitë, pa transparencë të plotë, nuk arrihen objektivat dhe aq më tepër aspiratat tona drejt Europës së bashkuar. PD dhe PS duhet të mbështeten fort në ligjet e parimet kushtetuese me një angazhim më të madh për respektimin e ligjeve. A ka zgjidhje? Mendoj që ka. Në asnjë mënyrë të presim zgjidhje nga ndërkombëtarët apo institucionet përkatëse jashtë vendit, por mundësia e vetme e zgjidhjes mbetet bashkëpunimi i pozitës me opozitën për të mirën e këtij vendi. Është koha që "shpatat" t‘i kthejmë në plugje. Ky është mesazhi im. Mendoj se edhe opozita t‘u largohet ultimatumeve dhe pozita të krijojë hapësira të reja politike bashkëpunimi, përndryshe historia nuk do të falë kurrë fajtorët.
Agim Nelaj,
veteriner, studiues
Kjo që po ndodh kohët e fundit me politikën dhe politikanët tanë, te njerëz të "prerjes", që u kam qëndruar dhe u rri larg partive, ka shtuar me disa fish mosbesimin, por edhe qortimin e përhershëm për dëmet deri në modelin e moralit apo më saktë të mungesës së tij, që japin me këto show të shëmtuar. Të jem i sinqertë, edhe më tepër më dëshpëron ideja që kam se pika në të cilën ka arritur konflikti mes palëve është pa zgjidhje. Nga sa shoh, kjo situatë acarimi dhe replikash egërsisht të rrepta, disa njerëz i ka bërë që të mos u shkojë në mend të ndjekin edicionet e lajmeve dhe të mos prekin me dorë gazetat, si të gjendej në to një virus i rrezikshëm që vjen prej politikanëve. Personalisht më frikëson edhe ajo puna e dritës në fund të tunelit, që përsëritet dendur. Mbase është e keqja ime, por unë nuk e shoh në fund të tunelit, siç thonë, këtë dritë, por në mes të tij. Dhe kështu kam frikë se edhe pas ndonjë fashë drite që na duket sikur shohim, vjen prapë errësira dhe rrumpalla që prodhon një politikë e pandriçuar nga dritë idesh. Midis dyshemesë dhe tavanit të tuneleve tona ka vetëm nënshkrime gërvishtëse e bërtitëse, në vend të dritëhijeve ku mund të çapitesh për të gjetur daljen nga tunelet që ndërton politika inatçore.
Bardhyl Maliqi,
poet, studiues
Unë do të druaja ta quaja mirëfilli krizë politike. Për mua më e saktë do të ishte të quhej krizë e moralit, kjo që u rrëfehet shqiptarëve prej politikës. Unë jam ndër ata që besojnë se edhe zgjidhja gjendet po tek ata që e prodhojnë krizën. Në mënyrë që gjendje të tilla të mos shkojnë gjatë dhe "konsumatorë" të saj të mos jenë edhe shqiptarët jashtë formacioneve dhe pasioneve politike, unë e mendoj zgjidhjen te e djeshmja e kësaj politike. Në kuptimin që ata duhet t‘u thërrasin arsyes dhe të ulen e të gjejnë atë ende nuk ka humbur, por është fshehur. Jo në kuti, por nëpër këmbët dhe kujtesën politike të secilit. A ju kujtohet si u gjet fjala kur ishte puna për të sjellë në krye të shtetit një President që u quajt dhe ruajti staturën konsensuale, edhe kur çdo krah i politikës shfaqte konteste gjithfarë? Kjo "recetë" është e rekomandueshme edhe për shërimin e kësaj situate që përjeton politika jonë, nëse duam që ajo të mos bëhet "flama" e shoqërisë shqiptare, e prejardhur nga politika e inateve dhe e rrufeve.