Hasan Salihamidzic vesh fanellën e Juventusit

Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Hasan Salihamidzic ka bërë të ditur
se në fund të sezonit do të transferohet te Juventusi. Salihamidzic, i cili ka luajtur në radhët e bavarezëve prej vitit 1998 ka nënshkruar një kontratë katër vjecare me klubin italian. "Unë do të shkoj te Juventusi në verë. Kjo që them është përfundimtare", ka deklaruar boshnjaku për "Kicker". "Juventusi është një sfidë e jashtëzakonshme për mua dhe mezi po e pres. Por nuk dua të lë pa përmendur se koha që kam kaluar në Mynih ka qenë fantastike". Mesfushori 30-vjecar do të largohet nga Gjermania me një numër të madh suksesesh. Gjatë 7 viteve me këtë fanellë ai ka fituar gjashtë tituj kampionë, katër Kupa të Gjermanisë dhe Champions League në 2001. Në total Salihamidzic ka luajtur 292 ndeshje duke përfshirë 15 të këtij sezoni dhe arriti të shënojë 47 gola.
Gert Serani