Sebastian Dajsler largohet nga futbolli

Nga Gert Serani
Sebastian Dajsler tërhiqet nga futbolli. Megjithëse në një moshë 27-vjecare, mesfushori i Bajernit të Mynihut, i cili vuajti jo pak dëmtime në gju, gati 5 prej 2003 dhe disa probleme depresioni, ka vendosur përfundimisht largimin nga ky sport. "Nuk kam më besim te gjuri im", deklaroi Dajsler në një konferencë për shtyp në Mynih. Pas debutimit të tij të parë në Bundesligë me fanellën e Borussia Moenchengladbach në moshën 18-vjecare, Dajsler u aktivizua në 2000 me kombëtaren gjermane dhe mendoi se transferimi te Bajern nga Hertha Berlin në 2002 do të pasohej me suksese. Por nuk ndodhi kështu. Në 2002 mesfushori pëson dëmtimin e parë që e lë edhe jashtë Botërorit. Sezoni 2003-2004 ka qenë më edhe më i errët për atë, pasi për gati 5 muaj ai u nënshtrua terapive antidepresive në një qendër psikiatrike. Dëmtimi i radhës përkon me vitin 2006 gjatë një seance stërvitore, dëmtim i cili i shuan pothuajse shpresat për një vazhdim të këtij sporti.