Kristo, anetare i rrymes ekstremiste myslimane
Artan Kristo eshte nje nga emrat e njohur ne Komunitetin Mysliman per prirjet e tij ekstremiste. Ai njihet ne kete rreth me emrin Muhamed Abdullah. Madje njihet si nje anetar i rrymes selefiste dhe vehabiste. Ne qershor te vitit 2006, durrsaku Artan Kristo, u ndalua nga policia, si i dyshuar per vrasjen e ish-kreut te Komunitetit Mysliman, Salih Tivari, ngjarje e ndodhur ne 13 janar te vitit 2003 ne Tirane ne zyren e tij. Dyshimet rreth tij, linden pasi rezultonte se viktima dhe i dyshuari kishin prej kohesh konflikte shume te ashpra mes tyre. Kristo u ndalua kur sapo ishte kthyer nga Egjipti. Edhe ne ate kohe ndalimi i tij u krye ne Durres dhe u soll me pas ne Tirane, ku u more ne pyetje rreth vrasjes. Pasi u mbajt per dy dite i ndaluar, Kristo u lirua nga Policia e Tiranes per mungese provash.