Luante me pistolete, veteplagoset roja
Elbasan- Veteplagoset ne vendrojen e nje parkingu makinash adoleshenti, policia e merr nen hetim se bashku me dy shoke te tjere, njeri prej te cileve djali i pronarit te firmes. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen “Partizani”, ne ambientet e parkingut. Burime te policise thane se Arlis Ullorja, 18 vjec, ka marre nje plage plumbi ne pjesen e kokes, duke rrezikuar dhe jeten. Menjehere ne vendngjarje u dergua grupi hetimor, i cili pasi kreu veprimet e para konstatoi se ne momentin e veteplagosjes aksidentale, roja ka qene se bashku me dy shoket e tij, Juxhen K., 19 vjec, djali i pronarit te parkingut dhe Denis B., 18 vjec. Ne vendngjarje u gjenden dhe u bllokuan ne cilesine e proves materiale nje pistolete tip “TT”, me te cilin u krye qitja, nje kreher pistolete me 5 cope fisheke, nje gezhoje, si dhe 9 cope fisheke pistolete. I veteplagosuri pasi ka marre ndihmen e pare ne spitalin e Elbasanit, eshte derguar ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak Tirane. Ndaj te plagosurit policia njoftoi se ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire per “shkaktim te vetevrasjes e mbetur ne tentative” dhe “mbajtja pa leje e armeve”. Nen hetim jane vene edhe dy shoket qe ishin prezente ne ngjarje, per “moskallezim krimi”. Burime policore thane se ngjarja ka qene aksidentale, teksa 18-vjecari luante me armen e zjarrit dhe ka kryer nje shkrepje te pavullnetshme.