E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuqezinjtë fitojnë 4-0 ndaj Kombëtares Under 19

Testi

Kombëtarja U-19 ka rezultuar një test jo i vështirë për djemtë e trajnerit Josip Kuzhe. Fusha sportive e Luzit të Kavajës ka hapur dyert dje për një takim miqësor mes përfaqësues së të rinjve, të drejtuar nga Ramadan Shehu dhe Kombëtares A, e cila po përgatitet prej së hënës për dy ndeshjet miqësore, atë të 25 majit ndaj Malit të Zi në Podgoricë dhe atë të 2 qershorit ndaj Andorrës. 11-shja e drejtuar nga kroati Kuzhe ka fituar me rezultatin 4-0 në total. Pjesa e parë është mbyllur në avantazhin 2-0 për të rriturit, të cilën shënuan me Salihin (11’) dhe Lilën (30’). Dy golat e tjerët erdhën në të dytën ku shënuan Veliaj (62’) dhe Kapllani (89’). Sulmuesi i Augsbrugut bëri një paraqitje të mirë dhe me golin e shënuar tregoi se të gjitha shqetësimet për një mungesë të tij ndaj Malit të Zi për shkak të një dëmtimi të pësuar në ditën e parë të stërvitjes, kanë qenë të kota. Ai do të jetë i gatshëm ndaj Malit të Zi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›