E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet pesë vjet pas vjedhjes tiranasi

Lushnjë

Efektivët e policisë së Lushnjës kanë prangosur mbrëmjen e së enjtes një 34-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje. Dritan Kozi, banor i fshatit Babrru të Tiranës, akuzohet se është autor i një vjedhjeje të kryer pesë vjet më parë, më 17 qershor 2005, në afërsi të rrethrrotullimit të Plukut, në Rrethin e Lushnjës. Nga burimet zyrtare policore bëhet e ditur se prej hetimeve disamujore ka rezultuar që ka prova të pakundërshtueshme për autorësinë e 34-vjeçarit në vjedhjen e një kamioni “Mercedes Benz”, me targa SH3379D, në pronësi të shtetasit N.I., mjet që ishte parkuar në anë të rrugës. Së bashku me mjetin është vjedhur dhe një shumë prej 270 mijë lekësh të reja që ndodheshin në kroskot. Gjykata e Lushnjës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›