Kuqezinjte, pragu i "reformave te tetorit"
Aranit Muraci
Ne Suedi me 14 tetor, pritet nje sfide ndryshe per kuqezinjte. Rezultati pozitiv do te sherbeje thjesht per te rritur prestigjin e Shqiperise, pasi edhe fitorja nuk i sherben ekipit tone, per te ngjitur shkallet ne klasifikim. Suedia e Zlatan Ibrahimovicit synon fitoren me cdo kusht qe te mos mbetet jashte boterorit afrikan. Ne rast deshtimi, suedezet do ta kujtojne gjate kombetaren tone, si Gjermania, kur mbeti jashte Evropianit ne vitin 1968, pas nje barazimi ne ndeshjen e fundit me kuqezinjte ne "Qemal Stafa". Suedia, pavaresisht faktit se Shqiperia nuk mund te shkoje me larg se vendi i parafundit, do te perballet me nje ekip te motivuar ne maksimumin. Kushti i vene nga Kuzhe, eshte i tille, qe ai lojtar qe nuk do te justifikoje fanellen kuqezi do te mbetet perfundimisht jashte, per Euro 2012. Presioni ka filluar te ndihet ne kampin kuqezi, madje edhe para se te shpallet lista anti-Suedi. Pritet pak dite me vone ne fillim te tetorit rikthimi i kroatit, per te shpallur ekipin qe do te grumbullohet ne ndeshjen e fundit. Perballe Suedise do te mungojne disa lojtare nga formacioni baze.
Anti-Suedia
Jane nje sere kandidatesh qe synojne te bashkohen me ekipin kombetar, ne prag te eliminatoreve te radhes. Mesohet pak dite para listes, se pritet ndonje surprize nga ana e trajnerit, Josip Kuzhe, pasi ka ndjekur ne Evrope disa talente te se ardhmes, si dhe lojtare qe luajne ne kampionatit tone dhe pretendon se i njeh mire kualitetet e secilit futbollist qe ben pjese aktualisht ne kontingjentin kuqezi. Kuzhe do te mjaftohet me nje muaj, pas ndeshjes ndaj Suedise, per te deklaruar reformat qe do te mbajne 100% "firmen" e tij, dhe "vulen" e federates. Ne fillim te vitit tjeter, para se te hidhet shorti i ndeshjeve eliminatore te Evropianit, trajneri ka parashikuar qe ekipi kombetar te jete konsoliduar me lojtare qe jane aktualisht dhe do te mbeten, si dhe te rinjte qe do te afrohen ne te ashtuquajturen "pjese te reformave". Por me pare vemendja e tij eshte perqendruar totalisht tek lista e lojtareve qe do te ftohen ne kombetare. Reparti i sulmit paraqet probleme me shume, pasi trajneri i konsideron pjesen me te madhe, me cilesi te barabarta dhe kjo e ka bere edhe me te veshtire perzgjedhjen. Ndaj Danimarkes, trajneri la jashte formacionit dy sulmuesit, Kapllanin dhe Berishen. Por edhe nje pjese e mire e mesfushoreve, apo mbrojtjes nuk do te jene me pjese ne prag te Euro 2012. Bindja eshte krijuar se pervec paraardhesit te Kuzhe me ekipin aktual, pa rinovime, kuqezinjte nuk mund te garantojne suksesin qe pritet ne eliminatoret e radhes.
Reformat
Kroati Josip Kuzhe, eshte njohur me ambientin kuqezi ne pese muaj e pare te punes. Pritet qe ne nje periudhe te shkurter kohore,(afati i reformave eshte 1 vit) pas ndeshjes me Suedine, te hedhe "themelet" e ekipit te se ardhmes, qe do te konkurroje ne "Euro 2012". Paraqitja e dobet e kombetares sone ne eliminatoret e Kupes se Botes "Afrika e Jugut 2010", ka lene nje shije te hidhur ne opinionin sportiv dhe te tifozet e shumte qe mbeshtesin kuqezinjte. Drejtuesit e FSHF-se shkarkuan trajnerin holandez Ari Han, kur duheshin edhe gjashte muaj qe te mbyllej kapitulli i boterorit, duke ndertuar nje strategji, qe aplikohet per here te pare ne kombetare, per te rinovuar ekipin me lojtare te se ardhmes, te cilet do te jene ne gjendje te garantojne nje ecuri pozitive edhe ne "Euro 2012". Kur ka mbetur edhe nje ndeshje nga eliminatoret e boterorit afrikan dhe kuqezinjte nuk kane asnje shprese per t'i shpetuar vendit te parafundit, trajneri po punon ne anen tjeter per te rifreskuar ekipin tone kombetar. I bindur se ka lojtare edhe nga te rinjte me te dhena te mira, Kuzhe nuk ka nisur ende nga reformat qe premtoi ne fillim. Deri tani Kuzhe ka bere disa "rokada", per te qene me i bindur ne formimin e ekipit te ardhshem. Por, sipas Kuzhe ka lojtare te rinj qe do te mbrojne me dinjitet fanellen e kombetares shqiptare, prandaj ne baze te reformave te tij, ata do te ftohen deri ne kompletimin e kombetares.