Romët në Sharë mes kushteve të vështira

Romët, foto arkiv
Familjet rome që janë vendosur provizorisht në ish-repartet ushtarake në Kombinat përballen me probleme ekonomike dhe që lidhen direkt me premtimet që ka bërë ministria e Punës, për të plotësuar disa kushte elementare për 52 romët.
Uji që pimë është i turbullt, po ne atë pimë, me atë lajmë rrobat. Fëmijëve ju dhemb barku, po ne skemi lekë të blejmë ujë tjetër. Kemi gjithë kohës pa drita, thotë një nga banorët rom.
Ndërsa forcat e policisë vazhdojnë të ruajnë 8 familje rome të cilat u dëbuan rreth një vit më parë nga Stacioni i Trenit, e që më pas u strehuan provizorisht në ish-repartet ushtarake në Kombinat.
Por gjatë shpërngulje në kombinat romët u penguan nga banorët e Sharrës, të cilët pretendojnë pronësinë e tokës ku janë strehuar së fundmi romët.
Kemi frikë të dalim, akoma jemi tek dera me polica. Edhe kur dalim në rrugë kemi abuzime shumë, na thonë jo gabele, jo do tju djegim…Polica është brenda për brenda sdo na ruajë tek rruga, shprehet njëri prej tyre.
/E.L/