Van Bomel: “Bajerni, realizova një ëndërr”

Holandezi Mark van Bomel u shpreh se ndihet i kënaqur që do të luajë për Bajernin e Mynihut, më të cilin nënshkruajti një kontratë 3-vjecare.
Mesfushori me numrin 17 te rekordmenët gjermanë, pohoi se ishte shumë e vështirë të vendoste të largohej nga Barcelona. "Por, kur të kërkon Bajerni, atëherë ky vendim është shumë i thjeshtë. Ka qenë gjithmonë për mua të luaja për Bajernin", - u shpreh holandezi, që do të bashkohet në ekipin e tij të ri me bashkëkombasin Roj Makaj.