Shtypi francez: “Cana, një libero impresionues në mesfushë”

"Trofetë fitohen me mbrojtje". Kjo thënie proverbiale e Fabio Kapelos, ish-trajnerit italian të Milanit, Romës, Juventusit,aktualisht te Reali i Madridit, duket se është përvetësuar në mënyrën më të mirë nga Albert Emon, trajneri i Olimpikut të Marsejës, ku aktivizohet edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Lorik Cana. Në katër takime në kampionatin francez, Marseja nuk ka pësuar asnjë gol. Në kontribut i shumë lojtarëve, duke filluar nga portieri i ri Sedrik Karaso dhe deri te puna e cmuar në mesfushë e Lorik Canës, "një libero impresionues në mesfushë" shkruan siti francez, football.fr.
"Kampionati nuk ka përfunduar" - është shrehur Cana për sitin e klubit të tij, ashtu sic ka shtuar edhe ylli i ri Kommbëtares franceze, Frank Riberi: "Sezoni është ende i gjatë".
"Përballë La Mansh ishte një ndeshje e vështirë", - pohoi Cana, pas fitores 2-0. "Por grupi ia doli mbanë, duke treguar maturi, duke mos u dekurajuar nga vështirësitë e momentit. Me lojtarët cilësore që kemi , mund të bësh diferencën në cdo moment. I duhet hequr me nderim kapelja gjithë ekipit".