Fundi i nje koalicioni te panatyrshem
Proceset si afirmimi nderkombetar i Kosoves zhvillimet e brendshme ekonomike dhe dialogu me Serbine mund te ngecin deri ne krijimin e institucioneve te ardhshme vleresojne analistet kosovare. Ndersa pritet votimi i mosbesimit te Qeverise ne Kuvendin e Kosoves analisti Migjen Kelmendi i quan demokratike zhvillimet rreth mocionit. Por ai shpreh druajtjen e lenies ne gjysme te proceseve ne Kosove. U dha nje kah qe i afekton me siguri proceset e nisura sidomos dialogun i cili tashme kishte shtruar rrugen e nisjes... Kam frike se keto zhvillime mund ti vonojne dhe ndikojne proceset e nisura ne Kosove.
Per mua keto jane akte shume demokratike akte qe i parashohin ligjet ne fuqi dhe kushtetuat... Nuk do ta quaja krize por me shume situate testi ne te cilen institucionet e brishta te Kosoves jane vene - thote Kelmendi. Kriza e shkaktuar qe nga doreheqja e presidentit Fatmri Sejdiu e pasuar nga largimi i ministrave te Lidhjes Demokratike te Kosoves nga koalicioni qeverises qe permbyllet me mocionin e mosbesimit.
Analisti Shkelzen Maliqi thote se nuk ka arsye per tu shqetesuar per proceset e lena ne gjysme. Procesi do te jete i shpejte dhe nese ka zgjedhje te jashtezakonshme nuk shoh arsye per brengosje - thote ai.
Por ne anen tjeter te gjitha zhvillimet ne institucionet qendrore qe nga doreheqja e Sejdiut dhe largimi i LDK-se nga koalicioni per Migjen Kelmendin kane nje pergjigje - luften per pushtet. Po e shohim nje lufte per pushtet e cila fatkeqesisht po i afekton interesat shteterore. Ne anen tjeter krejt ideja rreth mocionit eshte nje lloj farse e iniciuar nga PDK-ja dhe e suportuar nga sateliti i saj AKR e qe ne esence e ka nje qellim shume te thjeshte - sa me shpejt te hyhet ne zgjedhje ne menyre qe ne pergjithesi te mos zhvillohen kushtet e domosdoshme per te pasur zgjedhje fer dhe te lira - thote Kelmendi.
Ne tere kete situate Shkelzen Maliqi sheh me optimizem. Ai thote se koalicioni PDK-LDK kurre nuk ka qene i natyrshem. Per kete arsye ai pret qeverisje me te mire pas zgjedhjeve.
Ka qene nje koalicion jo shume i natyrshem. Ka qene koha qe kjo te sqarohet dhe qe qeveria e ardhshme cfaredo qe ti kete kompozicionet te jete me shume programore jo vetem te premtoje por edhe taksativisht te numeroje pese pika ku do te angazhohet me se shumti - thote Maliqi.
Shoqeria civile eshte shprehur e shqetesuar per mbajtjen eventuale te zgjedhjeve te jashtezakonshme per shkak te kohes se shkurter te pergatitjes dhe pamundesise per te zhvilluar nje proces zgjedhor te lire demokratik dhe te drejte.