Kur "FBI"-ja behet me Fazllicin
Përfytyroni për një moment sikur skandali "Fazlliç" të mos kish shpërthyer në Tiranë, por në Uashington. Përfytyroni sikur prokurorët e SHBA të kishin hapur një hetim për pastrim parash nga Fazlliçi në bashkëpunim me njerëz të afërt të Presidentit të SHBA, apo të ndonjërit nga sekretarët e Shtetit. Sforcohuni të përfytyroni ndërkaq Fazlliçin që, i sapondaluar dhe më pas liruar në Bosnjë, fluturon me çarter për në Uashington dhe atje merret në mbrojtje nga FBI-ja, e cila, nuk lejon prokurorët ta marrin në pyetje, por e dërgon në një nga studiot e Fox-News, ku Fazlliç nis të bindë opinionin se të gjithë ato që thuhen për pastrimin e parave nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij, nuk janë aspak të vërteta. Pastaj, përfytyroni përsëri Fazlliçin të dalë nga dera e pasme e televizionit Fox News, të shmangë mediat dhe prokurorë dhe përsëri i eskortuar nga FBI, të përcillet për në aeroport ku, pas një aksioni blic prej 4 orësh, i thotë lamtumirë SHBA-së dhe drejtësisë së saj, që nuk ka mundur të bëjë dot asgjë. E përfytyroni dot? Normalisht që jo. Sepse, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë as në SHBA dhe as në një shtet normal. Por ja që mjerisht ka ndodhur në Shqipëri, duke paralajmëruar fundin e shtetit dhe triumfin e mafies.
***
Vënia e segmenteve të policisë (që në këtë rast është, pak a shumë, në atë rol që ka FBI-ja në SHBA) në roje të një njeriu si Fazlliç, dëshmoi jo vetëm rëndësinë që ka ky person i përfolur si mafioz për qeverinë dhe Kryeministrin Berisha, por edhe skllavërimin e policisë nga pushteti, duke e detyruar të tradhtojë shtetin. Tashmë është një fakt mediatik që policia pengoi kontaktin e prokurorëve me të dyshuarin Fazlliç, duke e eskortuar deri jashtë kufirit. Konflikti që ka shpërthyer pas largimit të Fazlliçit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë, është një tjetër fakt tronditës i përçarjes së institucioneve të shtetit nga një strategji kryeministrore, që tenton t‘i vërë ato nën sundim. Tentativa e Ministrisë së Drejtësisë për të kontrolluar (si rrallë më parë) dosjen e sapo hapur "Fazlliç", me shpresë se mos gjente atje ndonjë "lapsus" procedural, është shprehje e tmerrit të qeverisë dhe Kryeministrit nga mundësia e një hetimi të pavarur të kësaj çështjeje në veçanti, dhe e pavarësisë së Prokurorisë në përgjithësi. Duke provuar skllavërimin e dikasterit të Drejtësisë jo nga ligji, por nga Kryeministri Berisha, që nuk është interesuar për një hetim të tillë, inspektorë të Ministrisë së Drejtësisë raportohet se kanë bërë presion antiligjor pranë zyrave të Prokurorisë së Tiranë për të shqyrtuar dosjen "Fazlliç", presion që në disa media raportohet se ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes së pardjeshme, madje duke iu përqasur edhe niveleve të dhunës mbi prokurorët.
***
Mediat pranë qeverisë kanë raportuar dje se "prokuroria kërkoi dy ditë më parë nga policia shqiptare ndalimin e Damir Fazlliç për një seancë pyetjesh, lidhur me shitjen e kompanive të tij në Tiranë. Ndërkaq, Fazlliç ishte në Tiranë dhe u largua brenda pak orëve, gjë që u dha udhë komenteve se policia nuk zbatoi urdhrin e Prokurorisë. Por a ka pasur ndërkohë urdhër për pyetje Prokuroria dhe a kish nisur vërtet zyrtarisht ajo hetimet pardje? Askush nuk e ka parë. Ata që mund ta shkojnë janë ndaluar ta bëjnë këtë gjë", ngre dyshime gazeta "Standard". Dhe në fakt, ky duket se është thelbi i konfliktit mes ministrit Alibeaj dhe Kryeprokurores Rama. Tashmë, Berisha po hyn në konflikt edhe me atë që e pagëzoi në momentin e emërimit si "Silvia Konti". Por a mund të jetë në paqe Berisha me një kryeprokurore "Konti" nëse në prapaskenën e "duarve të pastra", ai nuk është asgjë më shumë se (sikundër e ka pagëzuar Berishën edhe deputeti Engjëll Bejtja), një "Tano Karidi"? Në gjithë këtë konflikt, përveç tmerrit dhe urrejtjes së ministrisë dhe Qeverisë për një hetim dhe prokurori të pavarur, të bën përshtypje dhe zbatimi nga kabineti i Berishës i standardeve të dyfishta. Ndërsa në rastin Fazlliç, turret që të gjejë ndonjë vonesë disa orëshe në hapjen e hetimeve, në rastin e tenderimit të rrugës Rrëshen-Kalimash, nuk do t‘ia dijë për përpilime të vendimeve të qeverisë (si ai 481, për caktimin e një kompanie konsulente) disa muaj "pas të vjelash". Këta "maliqër" të korruptuar dhe dinakë, besojnë se mund ta përdorin ligjin si t‘ju vijë për mbarë. Ta bëjnë të heshtë kur ju duhet dhe të ulërijë po kur ju duhet. Por, nëse do të vepronte kështu, ligji nuk do të ishte në mbrojtje të së drejtës, por një armë e rrezikshme në duart e qeverisë për të mbrojtur padrejtësitë e qeverisë. E gjithë ngjarja revokon alarmin për të mbajtur prokurorinë me çdo kusht të pavarur nga presionet "reformuese" dhe projektligjet e një qeverie, që tashmë po djersin korrupsion, pastrim parash dhe trafiqe në çdo pore të lëkurës së saj.
***
Pse themi kështu? Jo vetëm për Rrëshen-Kalimashin, Gërdecin dhe të tjera afera. Por edhe për skandalin "Fazlliç", që, me sa duket, sapo ka nisur të shpalosë fletët e një "qepe" korruptive mjaft djegëse. Fleta e parë është ajo e shitjes së kompanisë fantazmë "Crown Acquisitions". Nuk e kam shitur - mohoi Fazlliç në Londër. E kam shitur, por ja kam shitur vetes time - pohoi në Tiranë. Dukshëm një gënjeshtër, por edhe një marrëzi, një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar me gënjeshtër publike një të vërtetë po aq publike, shitjen fiktive të një kompanie, që ekzistonte vetëm në letra. Përse duhet ta shesësh një kompani tënden te një tjetër kompani e jotja, kur fare mirë mund t‘i transferosh paratë që të duhen nga e dyta tek e para? Përse duhet të kryesh një transaksion prej 1 milion e 700 mijë dollarë, apo euro, me veten, kur minimalisht ky "masturbim" financiar do të kushtojë një detyrim fiskal prej 170 mijë dollarësh apo eurosh? Nuk ka rëndësi fare nëse ky transaksion është bërë që Fazlliçi të shpërblehet për importet e energjisë, apo që Fazlliçi të shpërblejë qeveritarë në Tiranë për aferat e përbashkëta që ka dhe po zhvillon me ta. Në të gjitha rastet, duket se kemi të bëjmë me një pastrim klasik parash. Dhe nga një mik i Kryeministrit, me njerëz të afërt të Kryeministrit. Dhe nëse është kështu, duke eskortuar Fazlliç, policia ka eskortuar jo vetëm një mik të Kryeministrit Berisha, por edhe një mafioz. Shpella, Sezami i punëve të pista të qeverisë së "duarve të pastra" po hapet vërtet me vështirësi, po ama për të zbuluar, më në fund, një korrupsionin në "antikorrupsion" që me shumë gjasa, rrezikon ta hedhë jo thjesht "FBI"-në shqiptare, por krejt Shqipërinë në kthetrat e një mafieje të egër rajonale.